Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale i kanë dërguar në Finlandë mostrat biologjike të terroristëve të Banjskës.
Kështu ka bërë të ditur për mediat Flamur Pireva, këshilltari i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i cili tha se nuk e dinë arsyen se pse janë dërguar.
“Po, mostrat biologjike të terroristëve të gjetura në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi në Banjskë janë dërguar në Finlandë. Nuk i di arsyet, vetëm e di që janë dërgu”, ka thënë Pireva.
Kujtojmë që në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.
Ndryshe, katër ditë pas ngjarjeve në Bansjkë, me 97 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën që dënon sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë