Dy serbë sapo janë arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë.
Aktualisht njëri po intervistohet nga krimet e rënda të Policisë së Kosovës. Kurse tjetri është ndaluar për 12 orë.
Njëri nga të dyshuari pritet të dërgohet në mbajtje, pasi ishte i dënuar, ndërsa tjetri është duke u marrë në pyetje.
Këtë e ka berë të ditur për Arbëria TV, zëvendësdrejtor rajonal i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.