Një person i moshës 42-vjeçare është gjetur pa shenja jete në Baballoq të Deçanit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se rasti është raportuar në orët e mëngjesit.
“Sot rreth orës 08:20, policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan. Njësitet relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu edhe ekipi mjekësor nga të cilët është konstatuar vdekja e viktimës mashkull, i lindur më 1982”, ka thënë ai.
Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet “hetim i vdekjes.”