Pas garës në Austri, automobilistët më të mirë europianë janë zhvendosur në Spanjë. Më 11 e 12 maj, në Subida al Fito, mbahet gara e dytë e sivjetme në European Hill Climb Championship.
Pjesëmarrës në garë do të jetë edhe Valdet Kaçandolli, i cili tashmë është akomoduar atje.
Përveç faktit që Flamuri i Kosovës është vendosur në një shtet që ende nuk e ka njohur vendin tonë, Valdeti, i cili garon në Grupin 3, pret të arrijë edhe rezultate të mira.