Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 26-vjetorin e rënies ka kujtuar heroin Ilir Konushevci, raporton TV Arbëria.
Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca e Republikës së Kosovës, thuhet se heroi Ilir Konushevci është ndër figurat më të rëndësishme të UÇK-së.
“Ilir Konushevci me veprimtarinë unike për kauzën e luftës çlirimtare është ndër figurat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si njëri ndër themeluesit dhe udhëheqësit e sektorit të logjistikës”, shkruan Presidentja e Kosovës.
Osmani tutje kujton dhe mjekun Hazir Mala, ku thotë se rënia e tij së bashku me heroin Ilir Konushevci ishin humbje e rëndë për UÇK-në.
“Vrasja e tij së bashku me mjekun Hazir Mala në pritë të organizuar, ishin humbje e rëndë për UÇK-në, pikërisht në kohën e organizimit dhe shtrirjes së madhe të saj”.
“Besnikëria, ndershmëria, guximi dhe vendosmëria ishin virtytet e Ilirit, i cili ra për lirinë e popullit të tij. Falë atij dhe bashkëluftëtarëve, ne jemi të lirë, ndaj drejtësia për të është domosdoshmëri dhe respekt për sakrificën sublime”, shkruhet tutje në faqen e presidencës. /TV Arbëria
Postimi i plotë: