Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e bëri të qartë se Kosova po kushtëzohet edhe me temën e Asociacionit në këmbim të anëtarësimit të Këshillit të Evropës . Mirëpo, ai deklaroi se nuk do ta pranojë një presion të tillë dhe se nuk do të kushtëzohet në këtë drejtim. Për më shumë, i pari i qeverisë së Kosovës, në një farë mënyre i akuzoi vendet aleate se janë shndërruar në pengesë për anëtarësimin e Kosovës në organizatën më të vjetër në kontinentin evropian të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Mirëpo, çuditërisht asnjëri nga liderët opozitarë, Memli Krasniqi i PDK-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së, nuk janë prononcuar për ketë temë. Mbetet i paqartë qëndrimi i tyre. Me ketë sjellje ata sikur po i ngjasojnë “jashtëtokësoreve” politikë.