Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Flet Drejtori i Klinikes Emergjente kjo është gjendja e të lenduarve

Flet Drejtori i Klinikes Emergjente kjo është gjendja e të lenduarve

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur sot afër konvikteve në Prishtinë.

Që të gjashtit janë dërguar në Emergjencën e QKUK’së.

Drejtori i Klinikes emergjente Naser Syla ka konfirmuar për mediat se nje nga te lenduarit eshte ne gjendje te rende kurse 5 te tjere ne gjendje stabile

“Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme”, tha Syla.

Detaje për aksidentin ka dhënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.

@arberiatv

#aksiden #prishtine#aksidenterrugore #aksidenti #aksidenttragjiik #fakultetiteknik #prishtinacity #kosova #fyp #fypシ #foryoupage #diaspora #diasporatiktok

♬ Answer The Question – Josh Wynter