Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Canaj: Nëse Kosova nuk lëviz lidhur me Asociacionin, mund të dështojë anëtarësimi në KiE

Canaj: Nëse Kosova nuk lëviz lidhur me Asociacionin, mund të dështojë anëtarësimi në KiE

Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës do të jetë më e gjatë dhe më komplekse se sa është parashikuar fillimisht.

Këtë e bëjnë të qartë zhvillimet e fundit nga agjenda e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që do të mblidhet të premten në Torino, Itali.

Aplikimi i Kosovës nuk do të figurojë në diskutimet e radhës të këtij komiteti.

Ish diplomati Blerim Canaj në emisionin “Raport” me Naim Sadikun në Kanal, ka thënë se një gjë e tillë ka qenë e pritshme.

“Ka qenë i pritur madje mund të thosha edhe i paralajmëruar që do të ndodh diçka e tillë. Por kjo flet edhe për mosaktivizimin dhe mos aktivitetin diplomatik të qeverisë tonë. Për shkak se ose nuk kanë qenë për diçka të informuar, ose e kanë neglizhuar”, ka thënë Canaj.

Ai ka thënë se nëse nuk do të ketë dika të prekshme lidhur me Asociacionin, atëherë mund të ndodh dështimi i anëtarësimit të plot të Kosovës në Këshillin e Evropës.