Agim Bahtiri, ish kryetari i Mitrovicës, në festën e mbajtur për 619-vjetorin e Skënderbeut, për TV Arbëria ka thënë se nga personalitetet shqiptare, Albin Kurti është më i përafërti me idealet e Skënderbeut, raporton TV Arbëria.
Ai në intervistë për TV Arbëria, tha se manifestimi për Skënderbeun është ndër më të bukurit që ka pasur Prishtina ndonjëherë.
“Manifestimi i sotëm është manifestimi që ka qenë një ndër më të bukurit që ka pasur Prishtina, për arsye se e simbolizon njeriun më të madh që ka pasur shqiptaria në të gjitha kohërat”, tha Bahtiri.
Bahtiri tutje potencoi se Skëndërbeun e karakterizon bashkimi, forca dhe ideali.
“Skënderbeu ka ditur t’i bashkojë shqiptarët për t’i dalur zot atdheut dhe themelimit të atdheut që në atë kohë. Bashkimi, forca dhe ideali e karakterizojnë Skënderbeun”, tha Bahtiri.
Video e plotë: