Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasuar me vitin e shkuar.

Kjo vjen si rezultat i zhvlerësimit të euros, por dhe rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazë.

Ky është një moment shumë i sforcuar nga ana jonë, sepse ne nuk duam të rrisim çmimet. Ne duam të jemi gjithmonë konkurrues në rajon, por kursi i euros na ka bërë një shtrëngesë në pjesën e çmimeve, sepse nuk është pak, është gati 20% humbje, vetëm nga kursi i euros. Kështu që në njëfarë mënyre ka një përqindje rritje shumë të vogël, që është gati e pandjeshme për paketat turistike”, thotë Eduard Xhepa, kryetari i Hoteleri Turizmit.

Kjo rritje e domosdoshme, sipas kryetarit të sektorit të turizmit, nuk pritet të ndikojë në punën e strukturave turistike, të cilët gjithnjë e më shumë po shohin shtim të numrit të turistëve elitarë.

Turistët e këtij sezoni dhe të sezoneve të shkuara janë kryesisht turistë që vijnë të organizuar në grupe me paketa të mbyllura, por ka shumë dhe po shtohet edhe më shumë numri i turistëve elitarë, të cilët vijnë në grupe të vogla individuale, familjare”, shprehet ai.

Operatorët kanë disa kërkesa për pushtetin lokal.

Pastërtia është e para dhe ajo që ne shikojmë, është që duhet patjetër të shtohet numri i sinjalistikave dhe informacionit turistik dhe duhet patjetër të merren masa për të sistemuar trafikun dhe parkimet”, thotë Xhepa.

Këto i konstatojnë edhe vendasit, të cilët apelojnë për marrjen e disa masave.

Durrësi aktualisht ofron në total 168 hotele, me 4859 dhoma dhe 11,528 shtretër, ku gati 70% e tyre janë tashmë të prenotuar për stinën e verës./Euronews Albania

Themes by WordPress