Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet burri në Viti, dyshohet i publikoi fotografi eksplicite një gruaje

Arrestohet burri në Viti, dyshohet i publikoi fotografi eksplicite një gruaje

Dje është arrestuar një person në Viti.

Ai dyshohet se ia ka publikuar një gruaje fotografi eksplicite.

Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.

“FOTOGRAFIMI DHE VIDEO INCIZIMET TJERA TË PAAUTORIZUARA-Viti / 29.04.2024 – 20:00. Më 04.05.2024 është arrestuar një mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se i ka publikuar në një grup të rrjetit social disa fotografi të natyrës eksplicite të viktimës femër kosovare të cilat i dyshuari ia kishte bërë gjatë bisedës me viktimën në rrjete sociale. Me vendim të prokurorit I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.