Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sulmohet punëtori gjatë regjistrimit të popullsisë në Pejë, arrestohen tre persona

Sulmohet punëtori gjatë regjistrimit të popullsisë në Pejë, arrestohen tre persona

Anketuesi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës për regjistrimin e popullsisë

Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën e katër majit gjatë regjistrimit të popullsisë.

Në raportin e policisë, rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Pejë / 04.05.2024 – 17:30. Ankuesi m/kosovar, anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë regjistrimit të popullsisë është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.