![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57 persona, kanë njoftuar autoritetet lokale.
Sipas agjencisë shtetërore të mbrojtjes civile të Brazilit, pothuajse 70 persona janë ende të zhdukur dhe më shumë se 32 mijë njerëz janë zhvendosur në Rio Grande do Sul, shkaku i reshjeve të dendura.
Bëhet e ditur se në disa qytete, nivelet e ujit kanë qenë në nivelin më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve pothuajse 150 vjet më parë, përcjell Telegrafi.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
Madje thuhet se përmbytjet e fundit thuhet të jenë më të rëndat që kanë goditur shtetin në më shumë se 80 vjet, duke e tejkaluar përmbytjen historike të vitit 1941.
Rrugët janë kthyer në lumenj, urat janë shkatërruar dhe diga janë shembur.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)