Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > ​Girona e mposht dhe ia merr vendin e dytë Barcelonës

​Girona e mposht dhe ia merr vendin e dytë Barcelonës

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante e La Ligas mes Gironas dhe Barcelonës, ku kjo e fundit ka pësuar humbje dhe është rrëzuar në vendin e tretë në tabelë.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Municipal de Montilivi”, Girona e ka mposhtur Barcelonën 4:2, raporton KosovaPress.

Golat te vendasit i shënuan Dovbyk (minuta e 4’), Portu (minuta e 65’ dhe minuta e 74’) dhe Gutierrez (minuta e 67’), kurse te Barça golashënues ishin Christensen (minuta e 3’) dhe Lewandowski (minuta e 45+1’).

Me pikët e reja, Girona ngjitet në pozitën e dytë në tabelë në kuotën e 74 pikëve, krahas Barcelonës që tani renditet në vendin e tretë me 73 pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 4:2 në favor të Gironas.

/TV Arbëria