Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Letërsi > Përveç se juriste tani dhe poete, Zanë Mali vjen me librin e saj të parë, “Kur dielli lind në bebëza”

Përveç se juriste tani dhe poete, Zanë Mali vjen me librin e saj të parë, “Kur dielli lind në bebëza”

Në Ditën e lirisë së shtypit, dhe në ditëlindjen e heroit të kombit, Agim Ramadanit, juristja dhe poetja e re, Zanë Mali, sjell për lexuesit dhe bibliotekat tona, librin e saj të parë, “Kur dielli lind në bebëza”,ku dhe e botoi përmes Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”, nën përkujdesjen redaktoriale të prof dr. Anton Nikë Berisha.

Ky ndërtohet përmes dy cikleve, të cilat i lidhë nga fillimi e deri në fund ndjenja më sublime e njeriut – dashuria.

Në ciklin e parë, “Stina që më mori në prehër”, gjejnë vend 36 poezi, ndërsa në ciklin e dytë, “Shtegëtime nëpër rreze drite”, 30 poezi të tjera, të cilat bashkërisht shpalosin përmes artit të fjalës një botë tejet të pasur poetike e dashurore, të cilën autorja e re e paraqet ndjeshëm dhe me figuracion të pasur, pa farë ngurrimi, por me një çiltërsi të pashoqe.

Përndryshe, Zanë Mali, nga viti 2016 e këndej është anëtare e asociacionit alternativ të shkrimtarëve të Kosovës, me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”.

 

Themes by WordPress