Kreyplaku i formatit të shumë përfolur Ferma VIP, më të ndjekur në Shqipëri Ferma VIP, Bes Kallaku ka rrëfyer detaje nga jeta e tij artistike, private, e gjithashtu për eksperiencën e tij në Ferma VIP.
“Unë jam në habitatin tim aty. Ferma është ai lloj produkti, ose ai lloj projekti të cilin unë e kam pritur dhe kam dashur gjithmonë të jem pjesë e një show te tillë. Unë kam jetuar deri në moshën 21-vjeçare në Bubq dhe përshatja ime ka qenë e jashtëzakonshme. I di të gjitha punët e fshatit, të kosit, të ngarkoj… kishim sfidë të ndërtonim mullar. Ajo që do t’i them produksionit është që t’i mësojë si ngarkohet gomari me jonxhë ose bar. Unë ndihem si në shtëpinë time, jo vetëm sa i përket Fermës, por edhe sa i përket produksionit dhe Vizion Plus. Ndihem shumë mirë dhe me fermerët, shumicën e tyre i njoh, i kam shokë e miq jashtë. Jemi më shumë shokë aty brenda. Ferma ka kaluar pritshëmritë e mia dhe jo vetëm, ka kaluar edhe pritshmëritë e publikut. Nuk ka banalitet, sherre idiote dhe zharrgon më tepër se sa rrugësh. Është diçka e pastër, diçka e natyrshme. Mbase dhe për faktin se fshati, natyra, kafshët janë terapi më vete. Ferma është ajo që unë kam pritur deri dje dhe sot jam pjesë e saj.
Shqipëria për mua është vendi më i bukur në botë. Këtu kam arritur gjithçka. Njerëzit janë ata që të prishin dëshirën, bukurinë dhe gjithë përrallën e bukurive të këtij vendi” është shprehur Besi.
“Takimin e parë me Holtën e kemi pasur të tillë. Unë nuk e dija…kur më është prezantuar projekti mendoja se do isha në rolin e prezantuesit. Kur jemi takuar me Holtën, ajo është ulur me mua për të më bërë pjesë të fermerëve. Pastaj arritëm një pikë, ku u takuan bashkë mendimet. Do kisha dashur të isha fermer, por nëse do isha fermer do isha vetëm këtë sezon, sezonin e ardhshëm nuk do isha pjesë. Për faktin se ferma është habitati im, e shoh si një projekt afatgjatë”, vijoi ai.
Teksa flet për karrierën e gjatë në televizion, Bes Kallaku thotë se të gjithë kanë ëndrra, por varet sa punojnë për t’i realizuar. Në këtë pikë që ndodhet, ai ndihet i plotësuar dhe i lumtur.
Bes Kallau: Ka dhe lot gëzimi kur ti ke arritur aty ku s’ta merr mendja. Pa qëllime, pa “goals” ëndrrat ngelin thjesht ëndrra. Dhe secili prej nesh ka një ëndërr. Varet se sa do ti ta realizosh ëndrrën tëndë. Unë nuk kam gjithçka që dua, por dua gjithçka që kam. Njësia matëse e pasurisë për Besin është lumturia. Sa i lumtur je.
Ndër të tjera ai nuk ka lënë pa përmendur edhe thashethemet e aludimet që janë hedhur mbi krisjen e marrëdhënies së tij me këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezaji.
“Këtu njerëzit vetëm për klikime dhe sukses, media i jep përparësi disa kuadrove dhe disa avokatëve apo disa figurave dhe personazheve që flenë me haluçinacione dhe flasin e baltosin emrin e një personi që ka 20 vite karrierë. Unë e marr problemin tim dhe e çoj në qiell, ia çoj Zotit. Është ai që vendos për gjithçka kur ti je në të drejtë tëndë”, ka përfunduar Bes Kallaku.