Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Gjermani për të marrë pjesë në konferencën e Partisë së Socialistëve Evropianë, kështu ka njoftuar Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermanisë ku do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) me titull “Qëndrojmë bashkë – për Evropën tonë” (We stand together – for our Europe)”, thuhet në njofitmin e ZKM-së.
Kjo konferencë e radhës e PES po organizohet në kuadër të përgatitjeve të partive socialiste për zgjedhjet evropiane të qershorit.