Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Biden i quan “ksenofobike” Indinë dhe Japoninë

Biden i quan “ksenofobike” Indinë dhe Japoninë

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka quajtur Japoninë dhe Indinë “ksenofobike”, duke i radhitur ato krah Rusisë dhe Kinës si vende që “nuk i duan emigrantët”.

Kritikat e tij ndaj Japonisë vijnë vetëm disa javë pasi ai e quajti aleancën SHBA-Japoni “të pathyeshme” gjatë një vizite shtetërore nga kryeministri japonez, Fumio Kishida.

Gjithashtu, edhe India është partner kyç i SHBA-së, pavarësisht shqetësimeve të amerikanëve për të drejtat e njeriut dhe liritë atje.

Bëhet e ditur se menjëherë pas deklaratës së Biden ka reaguar Shtëpia e Bardhë e cila tha se “presidenti nuk ofendoi asnjërin vend”, shkruan BBC.

Duke folur për një audiencë kryesisht aziatike-amerikane, Biden tha se zgjedhjet në SHBA këtë nëntor kanë të bëjnë me “lirinë, Amerikën dhe demokracinë”.