Analisti i njohur politik, Afrim Kasolli ka analizuar çështjen e lirisë së shtypit në Kosovë pas raporteve nga disa organizata e institucione kredibile.
Data 3 Maj shënon Lirinë e shtypit, por, Kosova këtë radhë u rendit edhe 19 vende më poshtë sa ishte vitin e kaluar.
Kasolli përmes analizës së tij në TV Arbëria ka shkruar se raportet ndërkombëtare kanë konstatuar se shteti i Kosovës ka shënuar regres në këtë pikë.
Ai ka shkruar se konstatimet e nxerra prej raporteve janë shqetësuese, sepse ato tregojnë që ambienti shoqëror, politik dhe publik po bëhet gjithnjë e më pak i përshtatshëm ndaj punës dhe angazhimit të gazetarëve.
“Këto konstatime, janë shqetësuese, sepse ato tregojnë që ambienti shoqëror, politik dhe publik po bëhet gjithnjë e më pak i përshtatshëm ndaj punës dhe angazhimit të gazetarëve. Dhe një klimë e tillë paraqet një lëndim edhe mbi vetë demokracinë si regjim politik, sepse siç thotë postulati kryesor i gazetës së njohur amerikane the Washington Post “demokracitë vdesin në errësirë” (Democarcy Dies in Darknes)”, ka shkruar ai në analizën e tij përgatitur për TV Arbëria.
Lexoni analizen e plotë: KËTU