I dyshuari për atentat ndaj Trumpit akuzohet për dy vepra penale

Një burrë i dyshuar për tentim për ta vrarë...

Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse mund Ukraina t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi

Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë...

Kryenegociatorët Bislimi e Petkoviq nesër në Bruksel, Lajçak do të përpiqet të organizojë takim trepalësh

Bashkimi Evropian ka konfirmuar mbajtjen e takimit të ri...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kosova në sytë e botës gjithnjë e më e errët

Extra AL PVC

 

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Raporteve ndërkombëtare që po e portretizojnë prapakthimin shoqëror dhe politik në Republikën e Kosovës, sot iu shtua edhe një tjetër. Kështu, krahas atij të Departamentit të Shtetit, Freedom House dhe Transparency International, raporti i “Reporterëve pa kufij” i bërë publik në ditën e lirisë së shtypit, konstaton se shteti i Kosovës ka shënuar regres duke rënë në 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit.

 

Me këtë rast, vendi ynë renditet në vendin e 75 në botë nga 180 shtete, për dallim nga viti i kaluar që ishte renditur në vendin e 56. Ndër problemet e shumta që janë përmendur në këtë hulumtim veçohen faktet se “edhe nëse media arrin t’i mbajë politikanët përgjegjës, gazetarët vazhdojnë të jenë objekt i sulmeve politike. Rregullatori joefektiv i medias, KPM, po përpiqet të reformojë veten. Kanali më i madh televiziv, Klan Kosova, i është nënshtruar dhunës administrative nga qeveria, e cila gjithashtu ka kërcënuar pavarësinë e transmetuesit publik RTK duke zgjedhur një eksponent të ngushtë të partisë në pushtet si drejtor”. Po ashtu, në raport “thuhet se gjatë vitit, gazetarët në Kosovë kanë qenë cak i sulmeve fizike dhe ‘rrjetet kriminale kanë penguar punën e tyre’, janë rritur paditë SLAPP [padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike] ndaj gazetarëve” etj etj.

 

Këto konstatime, janë shqetësuese, sepse ato tregojnë që ambienti shoqëror, politik dhe publik po bëhet gjithnjë e më pak i përshtatshëm ndaj punës dhe angazhimit të gazetarëve. Dhe një klimë e tillë paraqet një lëndim edhe mbi vetë demokracinë si regjim politik, sepse siç thotë postulati kryesor i gazetës së njohur amerikane the Washington Post “demokracitë vdesin në errësirë” (Democarcy Dies in Darknes).

 

Prandaj, një pushtet se sa është demokratik apo jo, varet në masë të madhe edhe nga qasja ndaj mediave. Me të drejtë,  autorët Daniel Zibllat dhe Steven Levitsky, në librin “Si vdesin demokracitë” patën konstatuar se tendencat e një pushteti zbulohen se sa “shfaqin një gatishmëri për t’i cunguar të drejtat civile të oponentëve, përfshirë edhe mediat (A kanë kërcënuar ata të ndërmarrin aksion ligjor, ose ndonjë aksion tjetër ndëshkues kundër kritikëve në partitë rivale, shoqërinë civile apo media?), shkruanin ndër të tjera këta dy profesorë të shkencave politike në Universitetin e Haravradit.

 

Natyrisht, këtu duhet qartësuar se behët fjalë për dëmtim të modelit të demokracisë liberale si sistem politik dhe jo rrënim të mekanizmit të së drejtës së votimit. Pra etablimin e atij sistemi që i cenon vlerat liberale nën emrin e vullnetit popullor, model ky që sot i karakterizon në përgjithësi lëvizjet populiste.

 

Lidhjet “organike” që ekzistojnë ndërmjet demokracisë dhe lirisë së shtypit, thuajse askund nuk janë pasqyruar më mirë, se në teorinë e mendimtarit të njohur gjerman Jurgen Hambermas. Ky filozof i traditës iluministe, ngulmon se nga “deformime të tilla cenohen parimet fundamentale të demokracisë për një diskutim të lirë dhe racional si kusht për formimin e vullnetit deliberativ demokratik”. Kështu në momentin kur shtypi nuk funksion sipas këtyre parimeve ai shndërrohet në ideologji, propagandë apo klientelizëm.

 

Në këtë kontekst, raporte të tilla ndërkombëtare duhet të na shërbejnë si moment zgjimi për ta parë më sy më kritik gjendjen ku jemi dhe për ta dalë nga rrethi i entuzismit “solipsist” shoqëror dhe politik. Këtu e tre shekuj më parë, mendimtari i njohur francez Montesquieu në librin tij “Letrat persiane”në mënyrë ironike, i përqeshte zakonet dhe gjendjen e shoqërive evropiane të kohës nëpërmjet syve të dy kronistëve nga Persia.  Mesazhi i tij në këtë testament teorik, kuptohet metaforik, ishte i qartë, se në vend të iluzioneve për vetveten ne duhet ta shohim të vërteten për ne edhe nëpërmjet të të tjerëve.

Dhe raportet e fundit të botës demokratike për Kosovën nuk janë shumë shpresëdhënëse.

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_img

Të fundit

I dyshuari për atentat ndaj Trumpit akuzohet për dy vepra penale

Një burrë i dyshuar për tentim për ta vrarë...

Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse mund Ukraina t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi

Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë...

Kryenegociatorët Bislimi e Petkoviq nesër në Bruksel, Lajçak do të përpiqet të organizojë takim trepalësh

Bashkimi Evropian ka konfirmuar mbajtjen e takimit të ri...

Dardan Molliqaj publikon foto të Kurtit dhe Elbert Krasniqit në veri: Mashtrimi dhe realiteti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka postuar dy...

I dyshuari për atentat ndaj Trumpit akuzohet për dy vepra penale

Një burrë i dyshuar për tentim për ta vrarë ish-presidentin amerikan, Donald Trump, është ngarkuar me dy vepra penale për shkeljen e ligjit për...

Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse mund Ukraina t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi

Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të hënën se i mirëpret bisedimet për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi...

Kryenegociatorët Bislimi e Petkoviq nesër në Bruksel, Lajçak do të përpiqet të organizojë takim trepalësh

Bashkimi Evropian ka konfirmuar mbajtjen e takimit të ri në kuadër të dialogut në nivel kryenegociatorësh për datën 17 shtator. “Mund të konfirmoj se takimi...