Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti në shkollën “Xhevdet Doda”, bisedon me nxënësit së bashku me ministrin Vitia

Kurti në shkollën “Xhevdet Doda”, bisedon me nxënësit së bashku me ministrin Vitia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka qenë mysafir në “Panairin e Shkencës” në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ku edhe vetë kishte qenë nxënës dikur.

Në videon e publikuar në faqen zyrtare të kryeministrit, shihet që Kurti është përfshirë në një prej eksperimenteve kimike të realizuar nga nxënësit.

Pasi Kurti e lyen dorën me një përmbajtje të lëngshme, njëri nga nxënësit më pas ndez materialin të cilin kryeministri Kurti e kishte në dorë. Pasi ky eksperiment kryhet me sukses, të gjithë nxënësit të entuziazmuar brohorisin, përfshirë edhe ministrin Arben Vitia.