Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Djali i Ethem Çekut ma ka kërcënu familjen”, “Axha jem më ka ngulfatë” – mbesa e ish-ministrit shpalos prapaskenat

“Djali i Ethem Çekut ma ka kërcënu familjen”, “Axha jem më ka ngulfatë” – mbesa e ish-ministrit shpalos prapaskenat

Dorutina Çeku është duke e vazhduar betejën ligjore me xhaxhallarët e saj, Ali Çekun, Gani Çekun por edhe Ethem Çekun, ish-ministrin. Ajo, në emër të familjes së ngushtë po kërkon kthimin e pronave që sipas saj i takojnë babait të saj.

 

 

Dorutina në një bisedë për Insajderin ka thënë se familjarët e saj po kërcënohen nga djali i ish-ministrit Çeku.

“Po djali i Ethemit e ka kërcënu motrën tem në adresë të saj duke mu drejtu edhe mua, meqë unë nuk jetojë në Kosovë, duke i kërku t’i fshije këto postimesh. Duke thënë se baba jem është Adem Jashar…”, thotë Dorutina.

 

 

Gjithçka ajo thotë se nis kur vendosi që ta denoncojë publikisht familjen e baabit të saj, pra vëllezërit e tij.

Përveç sulmeve verbale, Dorutina tha se xhaxhai i saj në një rast edhe kishte tentuar ta ngulfasë atë.

Ajo foli edhe për gjendjen emocionale të babait, nënës e vëllezërve e motrave të saj.

 

 

Konfirmoi se situata është e tensionuar dhe se familjarët po kanë frikë.

“Krejt çka kam kërkuar prej vëllezërve të babes tem u kanë vetëm me mi kthy pronat, dhe kurgjo tjetër…”, tha ajo.

/TV Arbëria