Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Magazinë > Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Blero dhe Afrona Dika duket se kanë lënë anash të gjitha hatërmbetjet.

Dyshja, të cilët i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2022, janë bërë bashkë pas dy vitesh.

Këngëtari i njohur do të shfaqet në ‘Talk with Afrona’ sipas një videoje që është publikuar në YouTube.

Foto: Screenshot/Instagram

Në video shihet fillimisht artisti shqiptar e më pas edhe blogerja, e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Zvicër.

“Mbas 2 vite. The Talk”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Duket se ish-çifti do të sqarojë gjithçka e mbase edhe për marrëdhënien e tyre.

Pritet të shihet se çfarë kanë vendosur të ndajnë me publikun e fansat e tyre, shkruan Telegrafi.

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress