Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > ​Përfundon sezoni për Hernandez, do të mungojë edhe në Euro 2024

​Përfundon sezoni për Hernandez, do të mungojë edhe në Euro 2024

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Lucas Hernandez pësoi një lëndim gjatë humbjes 1:0 mbrëmë kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Tani është konfirmuar shkalla e lëndimit të tij, i cili bëhet e ditur që është serioz dhe do ta lë atë jashtë fushave për të paktën shtatë muajt e ardhshëm, raporton KosovaPress .

Hernandez ka këputur ligamentet e tij dhe do t’i mungojë PSG-së për 6-7 muajt e ardhshëm.

Përfundon sezoni për mbrojtësin e PSG-së, dhe ai gjithashtu nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Francës për Kampionatin Evropian Euro 2024.

/TV Arbëria