Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Regjistrohet Kurti, e quan proces vendimtar për dekadën e ardhshme të politikave të shtetit

Regjistrohet Kurti, e quan proces vendimtar për dekadën e ardhshme të politikave të shtetit

Kryeministri Albin Kurti është regjistruar në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti e ka quajtur këtë proces të lehtë, të thjeshtë dhe të shpejtë, dhe të rëndësishëm saqë vendimtar për dekadën e ardhshme të politikave të shtetit dhe progresit shoqëror.

Kryeministri Kurti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen.

Procesi i regjistrimit ka filluar me 5 prill dhe vazhdon deri më 17 maj.