Sa më shumë që po afrohet data e votimit nga Komiteti Ministror për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, aq më tepër po bëhet e qartë se fillimi i procedurave për themelimin e Aosocaionit të komunave me shumicë serbe, po shndërrohet në kërkesë të patejkalueshme, sidomos nga vendet e Qunit-it.
Tri nga shtetet kryesore të këtij trupi diplomatik, SHBA-të, Franca dhe Gjermania, e kanë bërë të qartë së Kosova rrezikon të humb mundësin e anëtarësimit në këtë organizatë nëse paraprakisht nuk i kryen detyrat e shtëpisë të marra në procesin e dialogut me Serbinë. Se Kosova do ta zbatojë këtë obligim ishin zotuar edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca në një letër dërguar më herët raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bokojanis.
Mirëpo, pas zbulimit të kësaj letre nga mediat, për të shmangur presionin e brendshëm, Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, kishte pohuar se ajo ishte vetëm një zotim formal dhe nuk do të thotë se do të ndodhë në realitet.
Kjo qasje e dyfishtë si duket e ka bindur një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare se nuk mund të ketë rast tjetër më ideal për ta detyruar Qeverinë e Kosovës të lëviz në drejtim të zbatimit të nenit 7 të Marrëveshjes Bazike të Brukselit. Kështu, qëndrimi gjithnjë e më i prerë i disa prej shteteve perëndimore, madje edhe në kundërshtim me raportorin e miratuar nga Asambleja Parlamentare ku thuhet se themelimi i “Asociacionit mund të bëhet edhe pas anëtarësimit”, është edhe rezultat i zhgënjimit me lojërat naive diplomatike dhe politike të pushtetit të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare./TvArbëria/