Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rrahje mes tre personave në Fushë-Kosovë, arrestohen nga policia

Rrahje mes tre personave në Fushë-Kosovë, arrestohen nga policia

Janë arrestuar tre persona pasi që janë përleshur fizikisht mes vete.

Pasditen e një majit, në Fushë Kosovë janë arrestuar tre meshkuj pas një përleshjeje fizike mes vete.

Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit kanë përdorur mjete të rrezikshme, thikë dhe shufër metalike.

Si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njeri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje, ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt,” thuhet në raportin e Policisë. /Arbëria TV