Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vdekje e dyshimtë në Dragash, nisin hetimet nga policia

Vdekje e dyshimtë në Dragash, nisin hetimet nga policia

Është duke u hetuar nga policia, një vdekje e dyshimtë në Dragash, raporton Arbëria Tv.

Sipas policisë, nga QKMF-ja në Dragash është raportuar se një grua është sjellë e vdekur.

“Fsh. Brezna, Dragash 01.05.2024-15:55. Nga QKMF është raportuar se është sjell pa shenja jete viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.