Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Presidenti i Kinës do ta vizitojë Serbinë, reagon Von Cramon thotë se s’ka më para të BE-së

Presidenti i Kinës do ta vizitojë Serbinë, reagon Von Cramon thotë se s’ka më para të BE-së

Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të nis një udhëtim në Evropë, ku në mesin e shteteve që do të vizitojë do të jetë edhe Serbia.

Në lidhje me vizitën e tij në këtë shtet ka reaguar eurodeputetja, Viola von Cramon, e cila ka treguar se cila duhet të ishte përgjigja e qartë ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Përgjigja jonë e qartë duhet të jetë: Ta dëbojë atë. Nuk ka më para të BE-së, asnjë paketë rritjeje për Serbinë për aq kohë sa Aleksandër Vuçiq, vallëzon me autokratët në Kinë dhe Rusi”, ka shkruar Von Cramon, në X.