Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Burgje në Kosovë? Kryeministri i Belgjikës del kundër: Propozim i çmendur, ide e vjedhur nga Danimarka

Burgje në Kosovë? Kryeministri i Belgjikës del kundër: Propozim i çmendur, ide e vjedhur nga Danimarka

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo e ka sulmuar idenë e partisë nacionaliste konservatore, N-VA për t’i dërguar në Kosovë të burgosurit që nuk kanë nënshtetësi belge dhe leje qëndrimi.

“Një ide e vjedhur nga Danimarka, e cila tashmë ka kushtuar 210 milionë euro pa u larguar ende asnjë i arrestuar në Kosovë”, ka thënë ai, raporton mediumi belg, Trends, përcjell Gazeta Express.

Në fjalim, Alexander De Croo ka sulmuar “propozimet e çmendura” edhe të partive tjera, përfshirë edhe të partnerëve të tij të koalicionit, duke parashikuar “kohë të vështira” pas zgjedhjeve.

“Të gjithë e dinë se ne jemi partia e vërtetë e atyre që punojnë”, iu tha ai liberalëve flamandë të mbledhur në Blankenberge. Theo Francken nga partia N-VA, i cili është anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës që nga viti 2010, propozoi transferimin e të burgosurve në një paraqitje për median belge “Het Nieuwsblad”.

Ai pranoi se për këtë ide u frymëzua nga Danimarka.