Skuadra e Bayern Munich dhe ajo e Real Madridit mbrëmë zhvilluan gjysmëfinalen e parë në UEFA Champions League e cila u mbyll 2:2.Mysafirët ishin të parë që kaluan në epërsi me anë të sulmuesit brazilian, Vinicius Junior.
Ky gol erdhi pas një super asisti nga mesfushori i Kombëtares së Gjermanisë, Toni Kroos.
Dhe pikërisht për këtë asist ai foli pas ndeshjes dhe tregoi se si erdhi deri te finalizimi:
“Pashë që qendërmbrojtësit e tyre e ndejknin gjithmonë Vini Jr dhe e di që Vini gjithmonë bën vrapime në hapësirë… prandaj merita i takon Vinit.”
“Ai u hap shumë mirë, krijoi hapësirën dhe pasimi ishte ok!”, u shpreh Toni Kroos.
Kujtojmë që ndeshja e kthimit zhvillohet menjëherë javën tjetër në stadiumin “Santiago Bernabeu”./Indeksonline/