Xhakarta në bregun veriperëndimor të ishullit Java, është kryeqyteti i Indonezisë dhe qyteti më i madh i saj.
Gjithashtu, ajo është shtëpia e rreth 10.6 milionë njerëzve dhe 30 milionë të tjerëve në zonën metropolitane.
Por, tani Xhakarta po fundoset, me rreth 40 për qind të territorit nën nivelin e detit.
Kështu që, qeveria indoneziane po planifikon ta zhvendosë kryeqytetin në Nusantara, qytet ky që po ndërtohet në bregun lindor të Borneos.
Bëhet e ditur se ndërtimi i qytetit të ri do t’i kushtojë Indonezisë rreth 35 miliardë dollarë dhe nuk do të përfundojë deri në vitin 2045.
Kjo nuk është hera e parë që një shtet detyrohet ta zhvendosë kryeqytetin.
Brazili e zhvendosi Rio de Janieron në Brasilia në vitin 1960, ndërsa Abuja e zëvendësoi Lagosin si kryeqytetin e Nigerisë në vitin 1991.