Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast armëmbajtje pa leje në Prishtinë.
Njësia policore gjatë një pike kontrolli ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit, një karikatorë si dhe 14 fishekë.
Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet përkatëse.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi/