Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rreth 40 mijë përdorues të drogës konsiderohet se janë në Kosovë

Rreth 40 mijë përdorues të drogës konsiderohet se janë në Kosovë

Rreth 40 mijë përdorues të drogës konsiderohet se janë në Kosovë, prej tyre afër 10 mijë janë në kategorinë e përdoruesve problematikë.

Kështu thonë nga Qendra Rehabilituese “Labiyrinth” në Prishtinë.

Ndërsa nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës thonë se prej vitit 2019, nuk kanë vende të lira për arsye të numrit të madh të përdoruesve.

Sipas tyre, mosha mesatare e përdoruesve sillet rreth 30 vjeç ndërsa mosha mesatare e atyre që fillojnë të përdorin narkotikë është 16 vjeç.

Muharrem Ademi nga Qendra Rehabilituese “Labiyrinth” në Prishtinë, ka thënë se kjo qendër ka prezantuar situatën aktuale mbi përdorimin e drogave, ofrimin e shërbimeve dhe trajtimit të përdoruesve të drogave në Kosovë.

“Në bazë të statistikave në bazë të punës tonë të përditshme në terren edhe kërkesave për trajtim ne aktualisht besojmë dhe vlerësojmë se në Kosovë janë diku rreth 30 mijë përdorues aktiv të drogave prej tyre janë rreth 10 mijë përdorues problematikë të drogave.

Ne përdorues problematikë i quajmë personat të cilët përdorin së paku tri herë brenda javës, apo personat të cilët janë të varur prej substancave narkotike”, ka thënë Ademi.

Ademi ka treguar se mosha mesatare e përdoruesve sillet rreth 30 vjeç ndërsa mosha mesatare e atyre që fillojnë të përdorin narkotikë është 16 vjeç.

“Na e kemi një data bazë ku secili person që kërkon ndihmë në qendrën tonë ne i regjistrojmë mirëpo jo secilin person ne e regjistrojmë, ne e regjistrojmë persona të cilët kërkojnë ndihmë ma të thellë edhe mjekësore ose që marrin shërbime pak më të thella jo çdo person edhe dëshiron të identifikohet. Ne aktualisht i kemi 2850 persona në databazën tonë ku prej tyre rreth 91% janë meshkuj dhe rreth 9 % janë gra dhe vajza. Mosha mesatare e gjithë këtyre përdoruesve sillet rreth 30 vjeç, ndërsa mosha mesatare e fillimet të përdorimit të drogave është 16 vjeç”, ka thënë Ademi.

Ai ka përmendur edhe sfidat me të cilat përballen çdo ditë duke theksuar se financat janë ato të cilat u sjellin problemet më të mëdha, sepse sipas tij pasi që nuk po arrijnë të sigurojnë fonde nuk po arrijnë as t’i mbajnë profesionistët që i duhen qendrës për trajtimin e rasteve.

“Ne sfida kemi gjithmonë. Ne si qendër punojmë si një ekip multidisiplinar, përbëhen prej psikologut punëtorëve socialë, doktorit, psikiatrit, infermierit. Jena një ekip i gjerë që kryen detyra të ndryshme. Sa i përket trajtimeve ka shumë raste që trajtohen suksesshëm. Gjithmonë ka sfida, për me braktis përdorimin e drogave nuk është edhe lehtë. Sfida ka si në aspektin e fondeve, aktualisht ne e kemi një projekt që na financon fondi global, i marrur ky fond prej CDF-it ku detyrat kryesore janë parandalimi i Hiv-it dhe i sëmundjeve infektuese që do të thotë direkt për përdorim të drogave apo për parandalim, trajtim të drogave aktualisht nuk kemi ndonjë projekt konkret. Domethënë sfida më e madhja është financat se për shkak që me i mbajt profesionistët patjetër që duhesh me pas një fond të sigurte edhe kjo është sfidë goxha e madhe për neve”.