Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Szunyog: E ardhmja e Kosovës është në BE

Szunyog: E ardhmja e Kosovës është në BE

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai ka folur për rrugën e Kosovës drejt BE-së.

Ai tha se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE dhe normalizimit të marrëdhënieve.

“E ritheksova se e ardhmja e Kosovës është padyshim në Bashkimin tonë dhe shtova se ne jemi të gatshëm të vazhdojmë ta ndihmojmë Kosovën të afrohet me BE-në dhe të shfrytëzojë mundësitë që ofron procesi i zgjerimit të BE-së”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.

Sipas tij, duke qenë se zgjerimi është i bazuar në merita, tha se ritmi i reformave duhet të përshpejtohet.

“Kosova duhet të bëjë progres të prekshëm dhe të pakthyeshëm, duke filluar nga bazat, përkatësisht sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, ekonomia dhe funksionimi i institucioneve demokratike. BE pret që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit të saj pa asnjë vonesë apo parakusht”, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Powered by WordPress