Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shefi i Zyrës së BE-së thotë se presin nga Kosova e Serbia zbatim të Marrëveshjes për Normalizim dhe Aneksit pa parakushte

Shefi i Zyrës së BE-së thotë se presin nga Kosova e Serbia zbatim të Marrëveshjes për Normalizim dhe Aneksit pa parakushte

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka theksuar se rruga evropiane për Kosovën dhe Serbinë kalon përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Ai ka shtuar se BE-ja pret që Kosova dhe Serbia të implementojnë Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit dhe implementimin e Aneksit të Implementimit pa vonesa dhe parakushte.

“Theksova se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë dhe kalon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE dhe normalizimit të marrëdhënieve. BE pret që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit të saj pa asnjë vonesë apo parakusht”, ka thënë shefi i Zyrës së BE-së.