Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Komandanti i FSK-së, Gjeneral Bashkim Jashari merr pjesë në takim virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Komandanti i FSK-së, Gjeneral Bashkim Jashari merr pjesë në takim virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneralë Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual, të 21-tin me radhë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin III.

Jashari edhe një herë shprehu gatishmërinë e FSK-së për mbështetje të Ukrainës në përballje me agresionin rus.

Takimi u fokusua në vazhdimin e asistencës ushtarake për forcat e armatosura të Ukrainës.

Shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në mesin e të cilave edhe Kosova, rikonfirmuan mbështetjen e pakusht për Ukrainën që po vazhdon të përballet me luftën kundër agresionit rus.

/TV Arbëria

Powered by WordPress