Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Teknologji > Musk njofton se automjete të reja më të përballueshme do të prezantohen së shpejti

Musk njofton se automjete të reja më të përballueshme do të prezantohen së shpejti

Me sa duket, pronarët e veturave janë hidhëruar me Elon Musk për faktin se fokusi i tij së fundmi ka qenë te robotët, Al dhe robotaksi i drejtuar në mënyrë autonome.

E gjithë kjo vjen në një kohë kur linja e veturave Tesla po përballet me vështirësi në shitjen e produkteve elektrike të saj.

Por, raporti financiar i Tesla-s për tremujorin e parë të vitit 2024, duket se pohon se disa automjete të reja do të prezantohen së shpejti duke përfshirë edhe modelet “më të përballueshme”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ne kemi përditësuar linjën tonë të ardhshme të automjeteve elektrike për të përshpejtuar prezantimin e modeleve të reja”, tha Musk.

Ne presim që kjo të mos ndodhë më vonë se në fillimin e vitit 2025”, shtoi Musk duke theksuar se ky hap do t’i ndihmojë kompanisë të arrijë në mbi 3 milionë automjete.

Gjithashtu, ne duhet të konsiderohemi si kompani Al/robotike. Nëse e vlerësoni Tesla-n thjesht si një kompani automobilistike, jeni gabim”, tha miliarderi.

Ndryshe, kompania së fundmi ka prezantuar variantin Performance, ndërsa specifikat e modeleve të ardhshme pritet të zbulohen javëve në vijim.

/TV Arbëria

Powered by WordPress