Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bashkëpilotuar një aeroplan Eurofighter në Gjermaninë veriore, mes tensioneve të rritura me Rusinë.
Në një prononcim për media pas fluturimit, Stoltenberg tha se ishte i impresionuar nga aftësitë e Forcave Ajrore Gjermane dhe Bazës Ajrore Laage në Rostock të Gjermanisë së Veriut.
“Baza Ajrore Laage është e rëndësishme për Gjermaninë, është mbresëlënëse jo vetëm sepse trajnon kaq shumë pilotë gjermanë, por është e rëndësishme edhe për NATO-n sepse këtu trajnohen pilotët më të mirë në botë”, tha Stoltenberg.
Gjithashtu, shefi i NATO-s theksoi se gjatë fluturimit të tij ka vëzhguar stërvitjet e ndryshme të aeroplanëve luftarak dhe vlerëson mbështetjen e tyre për aktivitetet e policisë ajrore të NATO-s, shkruan AA.
https://twitter.com/jensstoltenberg/status/1783493725093531772?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1783493725093531772%7Ctwgr%5E2dd5da6b80220d86f40bd0cf62c38caafa37d348%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fshefi-nato-s-fluturon-aeroplan-ushtarak-mbi-gjermani%2F