Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Mercenari serb po kërkon nga Putin shtetësi ruse, në këmbim të luftës që ai bëri përkrah forcave të Rusisë në Ukrainë

Mercenari serb po kërkon nga Putin shtetësi ruse, në këmbim të luftës që ai bëri përkrah forcave të Rusisë në Ukrainë

Një mercenar serb i quajtur Aleksandar Jokiq e ka adresuar një video në plarformën X.

Videon thotë se ia ka dedikuar presidentit rus Vladimir Putin, me anë të së cilës ai po kërkon diçka në këmbim të luftës që ai bëri përkrah forcave ruse në Ukrainë.

Jokiq thotë se ka kontribuar shumë për Rusinë, prandaj edhe po kërkon shtetësinë ruse.

“Rusia refuzoi kërkesën time për shtetësi në katër raste”, ankohet mercenari serb.

Jokiq tha se njësia në të cilën ai luftoi ishte shpërbërë dhe se njësitë e tjera refuzuan të nënshkruanin kontratë me të.

“Unë jam nderuar me medalje për pushtimin e Mariupolit, dhe isha i plagosur në fushëbetejë”, tregon Jokiq derisa nuk e fshehu dëshirën për të qëndruar në Rusi dhe të vazhdojë të mbrojë interesat ruse.