Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ambasada amerikane: Jemi krenarë për përkrahjen tonë ndaj shoqërisë civile kumbuese të Kosovës

Ambasada amerikane: Jemi krenarë për përkrahjen tonë ndaj shoqërisë civile kumbuese të Kosovës

Një grup i aktivistëve të shoqërisë civile kanë vizituat sot Ambasadën Amerikane, ku janë takuar me të ngarkuarën me punë, Alyson Grundet dhe zyrtarë të tjerë nga QUINT-i.

Ambasada amerikane përmes një njoftimi në rrjetin social “X”, ka thënë se në takim u diskutua për përpjekjet e vlerat e përbashkëta.

Në fund, thuhet se ambasada është krenare për përkrahjen ndaj shoqërisë civile kumbuese të Kosovës.

“Alternativa Qytetare e Kosovës, grup i aktivistëve të shoqërisë civile të përkushtuar për nxitjen e marrëdhënieve pozitive ndëretnike, iu bashkuan të ngarkuarës me punë, Alyson Grunder, dhe kolegëve të Quint-it sot për një bisedë tërheqëse rreth përpjekjeve dhe vlerave të përbashkëta. Ne jemi krenarë për përkrahjen tonë për shoqërinë civile kumbuese të Kosovës.”