Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kuriozitete > Tri mite rreth shëndetit që nuk janë të vërteta

Tri mite rreth shëndetit që nuk janë të vërteta

Qysh prej shumë viteve, plot shprehi e njohuri kanë mbetur në kokën tonë.

Megjithatë, pyetja është se a na kanë mësuar gabim disa gjëra përgjatë viteve?

Ju sjellim disa prej besimeve më të mëdha rreth shëndetit, por të cilat nuk janë të vërteta.

Niveli i lartë i kolesterolit shfaqet vetëm te të moshuarit

Që nga mosha 20 vjeçare duhet ta kontrolloni nivelin e kolesterolit, sepse mënyra aktuale e jetesës dhe të ushqyerit shton rrezikun për rritjen e kolesterolit në moshë më të re.

Uji i nxehtë i heq bakteret nga duart

Që në fëmijëri ju kanë mësuar se për t’i larguar bakteret nga duart duhet t’i lani me ujë të nxehtë.

Ju kanë mësuar gabim.

Për t’i larguar bakteret nga duart më shumë rëndësi kanë sapuni dhe fërkimi i mirë, e jo temperatura e ujit.

Mund të sëmuremi nga klima

E keni dëgjuar shumë herë.

Mirëpo, nëse filloni të ndiheni ‘të ngopur’ dhe nisni të teshtini kur lëvizni nga hapësirat e klimatizuara në ato pa klimë, me shumë mundësi keni alergji.

Powered by WordPress