Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Përplasje fizike mes qytetarëve dhe policisë, pas pakënaqësive për fillimin e punimeve Kijevë – Dollc

Përplasje fizike mes qytetarëve dhe policisë, pas pakënaqësive për fillimin e punimeve Kijevë – Dollc

Tre qytetarë kanë përfunduar nën prangat e policisë, pasi të njëjtit janë përleshur fizikisht me zyrtarë policorë në fshatin Dollc të Klinës.

Rreth 25 qytetarë kanë kundërshtuar nisjen e punimeve në këtë rrugë, e të njëjtit më pas janë përplasur fizikisht me policët.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth 25 qytetarë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me fillimin e punimeve, ata kanë penguar punëtorët, e më pas është dashtë intervenimi i policisë”, tha ai.

Rugova tha se nuk ka persona të lënduar nga ky incident, derisa tha rasti ka ndodhur rreth orës 10:40.

Pamjet janë publikuar nga mediumi Klina.info

Powered by WordPress