Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti përkujton Kantin në 300-vjetorin e lindjes

Kurti përkujton Kantin në 300-vjetorin e lindjes

Në 300-vjetorin e lindjes së filozofit të madh gjerman, Immanuel Kant, kryeministri Albin Kurti ka bërë një reflektim të thellë mbi rëndësinë e vizionit të Kantit për një federatë globale të republikave.

Në një kohë kur demokracitë në botë po kërcënohen nga agresioni autokratik, Kurti thekson se teoria e Kantit ka një rëndësi të veçantë.

Kant, i njohur për kontributin e tij të madh në filozofinë perëndimore, ka argumentuar se paqja e përhershme mund të arrihet vetëm nëpërmjet një federate globale të republikave.

Kurti, duke përkujtuar këtë vizion, shprehet se rruga më e sigurt drejt paqes së përhershme është demokracia.

“Sot është 300-vjetori i filozofit të madh gjerman Immanuel Kant. Ndërsa demokracitë kërcënohen gjithnjë e më shumë nga agresioni autokratik, vizioni i tij për një federatë globale të republikave nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm dhe i nevojshëm.

Rruga më e sigurt drejt paqes së përhershme është demokracia”, ka shkruar Kurti në X.

Powered by WordPress