Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast kanosje që ka ndodhur në Kaçanik ditë më parë.
Lidhur me këtë rast, dje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti derisa ishte jashtë shteti përmes rrjeteve sociale e kishte kanosur verbalisht viktimën femër nga Kosova.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.