Perëndimi ka zgjedhur një qasje të butë ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ani pse Serbia ka vendosur 8 mijë ushtarë në kufi me Kosovën dhe po armatoset nga Kina e Rusia, tha Tanya L. Domi, profesoreshë e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike të Universitetit të Kolumbisë. Derisa apelon bashkësinë ndërkombëtare që të ndryshojë gjuhën e butë ndaj Serbisë.
Ajo thekson se lufta pushtuese e Rusisë në Ukrainë shkaktoi rrëqethje në Ballkan, derisa shton se ajo (Rusia) synon të minojë demokracinë perëndimore.
Ajo vë në pah politikën e butë të Perëndimit ndaj Serbisë, e cila punon kundër interesave amerikane në Ballkan dhe kundër Marrëveshjes së Dejtonit.
Domi në këtë intervistë flet edhe për ndikimin e përshkallëzimit në Lindjen e Mesme.
Intervista e plotë për The Geopost:
The Geopost: Si e shihni sigurinë në Ballkan dy vjet pas pushtimit rus në Ukrainë dhe sulmit ndaj Izraelit?
Domi: Mendoj se situata në Lindjen e Mesme është pak më ndryshe. Fillimisht do të flas për Ukrainën. Unë mendoj se Ukraina, pra, sulmi në vitin 2022 dhe konflikti i pushtimit të armatosur të Rusisë në Ukrainë, shkaktoi të rrënqethura në Ballkan. Dhe arsyeja pse, është sepse ju keni një sërë përfaqësuesish rusë, që veprojnë hapur në Ballkan, si presidenti Vuçiç i Serbisë, i cili është shumë i afërt me Vladimir Putin, dhe së dyti, Milorad Dodik në Bosnje-Hercegovinë, i cili gjithashtu është një përfaqësues rus, shumë pro Moskës.
Në Zagreb, ka përpjekje nga Dragan Çoviq dhe të tjerë për të bërë favore me Moskën. Dhe kështu gjatë gjithë kohës ajo që Rusia synon të bëjë këtu dhe e ka demonstruar dhe madje e ka thënë aq shumë është se ata duan të minojnë demokracinë perëndimore dhe sjellja e tyre ju tregon se ata janë përçarësi i madh, bllokuesi i madh dhe për shembull, në Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, në komunikatën vjetore të zyrës së përfaqësuesit të lartë, Rusia refuzon të nënshkruajë zyrtarisht një komunikatë dhe ata e vendosin atë në fund të çdo komunikate që lëshohet për statusin e Bosnjës. Kjo ju tregon se ata po punojnë kundër sovranitetit të Bosnjës, i cili është i garantuar nën Dejton, dhe po punojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara dhe Aleancës së Sigurisë Atlantike. Për këto arsye, është shumë, shumë shqetësuese që kjo luftë vazhdon dhe Perëndimi, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, nuk ka qenë në gjendje të riarmatosë Ukrainën, t’i përforcojë ato tani për shkak të kundërshtimit në grupin republikan në Kongresin A
merikan. Pra, për momentin, është në një ngërç dhe është mjaft e rrezikshme.
Nuk dua të arrij në pikën ku do të mendojmë, a do të fitojë Putini? Dhe nëse ai fiton, çfarë do të thotë kjo për Ballkanin?
Pra, jo vetëm që ajo luftë po vazhdon, por më 7 tetor 2023 Hamasi sulmoi Izraelin duke rezultuar në mbi 1200 njerëz të vdekur dhe natyrisht Izraeli u hakmor kundër Hamasit dhe ka vrarë më shumë se 30,000 njerëz në Rripin e Gazës, dhe më pas përgjigja javën e kaluar nga Irani duke sulmuar vetë Izraelin dhe pastaj Shtetet e Bashkuara duke lëvizur kundër Iranit, duke rrëzuar raketa, raketa balistike. Kjo krijon një situatë të zbehtë ku njerëzit nuk e dinë se çfarë po vjen më pas, dhe kjo mund të jetë shqetësuese, sado larg që është Ballkani, është ende një brengë për atë që mund të dhe mendoj se përshkallëzimi i konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës në kufirin e tyre shpërtheu gjatë viteve të fundit, por më pas kur ndodhi sulmi në Banjska shtatorin e kaluar dhe një numër njerëzish vdiqën, kjo dukej vërtet jashtë kontrollit. Dhe në fakt, një nga arsyet që Instituti New Line nxori një monografi mbi qëndrimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor ishte për shkak të sulmit në Banjska dhe unë mora një vendim se ne vërtet duhet të shikojmë rajonin në tërësi dhe të shikojmë sfidat gjeopolitike që janë të pranishme në rajon. Pra, jo vetëm që Rusia është një lojtar i madh dhe një partner i njerëzve të rëndësishëm në Ballkan, por edhe Kina po luan një rol, dhe është një konkurrente si të thuash, por ka luajtur mjaft edhe në Mal të Zi.
Qeveria malazeze ka përdorur mbi disa miliardë dollarë nga Kina, ku ata morën hua dhe nuk ka asnjë mënyrë që Mali i Zi të mund ta shlyejë atë kredi duke pasë parasysh se kanë vetëm 600,000 banorë dhe një GDP shumë të vogël.