Dikur ky bunar përdorej për pije dhe nevoja të ndryshme nga banorët e fshatit Dragaçinë, por sot i njëjti qëndron i mbyllur.
Kjo për faktin se me 21 Prill të vitit 1999, forcat serbe ia kishin mësyrë fshatit për herë të dytë pasi që fshati Dragaçinë, ishte djegur dhe plaçkitur edhe ditëve me parë.
Në atë ditë, paralimitarët serbë dhe ushtria serbe e rregullt kishin ardhur duke i marrë popullsinë dhe duke i vendosur nëpër shtëpia, duke i maltretuar dhe i torturuar, e duke i ndarë në tri shtëpi, por për shkak që një shtëpi nuk i kshte zënë të gjithë, pleqtë i kishin vendosur veçmas.
Po në atë ditë ushtria serbe në bunarin e fshatit i kishin hedhur të gjallë 11 burra të moshuar.
Kështu, në vendin që dikur ua lagte buzët e ua shuante etjen atë ditë pra atyre, për herë të fundit ua lagu ballin.
Ata frymën e fundit e lanë aty në atë bunarë.
Ata përshkruhen si të urtë, të mençur, dhe të zotë, e mbi të gjitha shqiptarë që duruan regjimin serb.
Qytetari Hysni Trolli, për TV Arbëria ka rrëfyer për secilin prej tyre veç e veç, konkretisht për vetitë dhe karakteristikat e tyre, duke treguar për bujarin dhe atdhedashurinë që ata kishin.
Trolli, ka treguar se ata njëkohësisht i personifikonte butësia, ideali për vendin e tyre, dhe se kishin dinjitet e moral të lartë.
Mirëpo, këta 11 pleqë të fshatit u vranë më mënyrë me ç’njerëzore duke u gjuajtur të gjithë në një bunar të vetëm.
Megjithatë, rrëfimin Trolli e nis me vrasjen e një 17 vjeçarit, Petrit Trolli, i cili kishte dalur për të kërkuar ushqim dhe rrugës duke shkuar në fshat kishe rënë në prit të ushtrisë serbe.
Ai kishte qenë djali me i madh i familjes, të cilët e kishin përjetuar rëndë vdekjen e tij.
‘’Këtu jem pranë varrezave, të fshatit Dragaçinë, përveq varrezave të tjera, këtu gjenden edhe varrezat e 11 të rënëve, të luftës në vendin tonë, këtu pranë meje është Petrit Adem Trolli, I cili ishte larguar nga familja e tij duke jetuar në bjeshkët e Greiçecit, mbesin pa ushqim, dhe duke ardh në fshat, afër fshatit, do të thotë, për me marrë ushqim, bjen në pritë, e ushtrisë dhe policisë serbe, dhe vritetet në një moshë shumë të re, do të thotë pa I mbush 17 vjet, ka qenë djali i familjes faktikisht djali i madh fuqia e familjes, edhe për këtë arsye familja e kanë përjetu shumë rëndë vrasjen e këtij të riu’’, ka thënë Trolli.
Ai rrëfimin e vazhdon për Agjen e tij Isuf Muharrem Trollin, duke e përshkruar si një burrë të urtë dhe shumë punëtor, dhe për djalin e tij, si i burgosur i regjimit komunistë.
‘’Këtu është Isuf Muharrem Trolli, është agja im përndryshe, ka qenë një burrë i urtë, ka qenë një pensioner I Austrisë, një njeri shumë punëtor, një njeri i edukuar, me një moral të lartë kurrë në jetën tonë, nuk kena pas asnjë lloj qortimi nga ky. Me të vërtetë ka qenë I urtë I edukum’’, tha ai.
‘’Gjithashtu djali I Muharrem Trollit, I cili ka qenë kaçak mali dhe ka qenë i burgosur gjatë regjimit komunist’’, ka shtuar ai.
Ndërsa Haki Trollin, e përshkruan si një burrë të fuqishëm, dhe prijës i manifestimeve, darsmave e ahengjeve të asaj kohe.
‘’Haki Trolli ka qenë një , një punëtor i madh një organizator i mirë, do me thanë ka qenë punëtor edhe gjatë gjatë organizimit të manifestimit dhe darsmave dhe ahengjeve tjera ka qenë, ka qenë organizatorë i shkëlqyeshëm, e ka mbajt rendin, dhe si fshat kemi qenë shembull ku kemi shku në darsmë, në të pame dhe ka qenë baba i Bafti Trollit, i cili ka qenë ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe i ndjeri pas një sëmundje të shkurtët ka ndërruar jetë në një moshë të re, edhe ky ka qenë një burrë shumë I fuqishëm’’ thotë ai.
‘’Nazif Trolli do të thotë edhe ky I hedhur në bunarë bashkë me gjithë fshatarët e tjerë, ka qenë një njeri i urtë një punëtorë, ka qenë pensioner I Gjermanisë, por e ka lëshu Gjermaninë dhe ka ardhur me jetu në fshat, ka qenë një njeri me një karakter me një moral të lartë, ka pranu me jetu në skamje në varfëri, vetëm e vetëm me ru familjen, me rujtë traditën me rujtë, do të thotë shqiptarinë, do të thotë ka qenë I vendosur’’, vazhdoi Trolli.
Kurse plaku Ukë Trolli, ishte shpërngulur me familje në qytet në Suharekë, mirëpo duke menduar se gjen strehim dhe shpëtim, atë vdekja e zuri në fshatin Dragaçinë.
Poashtu edhe vëllau i tij kishte pasur fatin e njëjtë duke e hedhur në bunarë dhe duke gjetur vdekjen në Dragaçinë.
‘’Ukë Ali Trolli, ka qenë nga fshati jonë por faktikisht familja e tij ka emigru në Suharekë, por gjatë luftës ka ardhur në vendin tonë këtu në fshat, duke mendu se po gjen strehim dhe shpëtim por edhe ky është vrarë me bashkfshatarët e vetë, ka qenë një njeri shumë bujar, një njeri I fuqishëm me një familje shumë të nderume shumë, e respektume’’, thotë ai.
‘’Sejdi Ali Trolli, vëllau i Ukës, edhe ky ka qenë një familjarë shumë i zellshëm, ka pasur familje të madhe, ka qenë edhe i pasur, ka ditë me pleqnu, djalin e ka pasur ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Trolli, ka kontribu edhe financiarisht për vendin tonë, edhe ka një familje jashtëzakonisht të shkëlqyshme, edhe ky i vramë në bunar’’, tregon ai.
Mirëpo Ymer Trolli, Nezir Muharrem Trolli dhe Shahin Trolli, kishin luftuar kundër serbëve duke i shpëtuar burgosjes dhe luftës se dytë botërore por jo edhe kësaj të fundit në Kosovë.
‘’Ymer Trolli ka qenë bashkë me Nezir Muharrem Trolli, ka qenë edhe ky kaçak mali, ka luftu kundër serbëve në luftën e dytë botërore, ka qenë I burgosur bashkë me gjyshin tem, i ka mbijetu luftës së dytë botërore, i ka mbijetu burgut, dhe në 99-tën është vrarë, në një moshë shumë të shtyer, gjithashtu fëmijët e tij kanë qenë atdhetarë, madje djali i tij gjatë kohës luftës e kap një serbë, i cili ishte bari ja merr armën dhe e rrah por e pengojnë disa të ri aty për me vra, gjatë mbytjes ja kanë përmendur se djali yt e ka kidnapu armën prej një serbi ka qenë një plak me karakter të fortë, I respektueshëm’’, ka thënë ai.
‘’Shahin Trolli, edhe ky e ka përjetu luftën e dytë boëtrore dhe ka qenë në moshën e shtyer normal të na, ka ruajtur bagëtitë, ka qenë i mençur, ju ka japur informacione luftëtarëve, sepse luftëtarët pas luftës së dytë botërore kanë qënduar nëpër shpella, nuk kanë guxuar me u kthy në familje edhe ky ju ka dërgu, ushqim ju ka japë, ka qenë besimtarë I mirë’’, shtoi ai.
Hedhjes në pus nuk i shpëtoi as ‘’Tahir Trolli, prind i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili kishte qenë mirëmbajtës i shkollës.
‘’Tahir Trolli, tërë kohën u përkujdeske për neve si për fëmijët e vetë, nëse u përlyshum na bërtitke, pse po përlyni na ndihmojke, në shkollim ka qenë një njeri shumë I këndëshëm, një njeri I mirë, për nxënësat, e ka mirëmbajtë shkollën në mënyrë të shkëlqyeshme, është prind i një veteran’’, tha ai.
‘’Edhe Shahin Sdri Trolli, e ka pasur një djal ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe djemtë të cilët i ka pasur në gurbet kanë kontribuar financiarisht për luftën në Kosovë.
Atij i kujtohet se si Azem Trolli, i kishte thënë se lumi ai që do i shpëtonte luftës, megjithëse nuk e pati fatin të përjetojë lirinë.
‘’Azem Trolli, ky ka qenë një kusheri i parë i joni, ka qenë një njeri i mirë, me kujtohet kur thejke lumi ai që shpëton nga lufta, pas luftës do të jetë shumë mirë në vendin tonë, por nuk arriti të përjetojë lirinë, edhe ky ka qenë një person I urtë I edukum’’, tha ai.
Ndërkaq Sherif Trolli, kishte qenë njëri ndër ta me të maltretuarit, dhe i keqtrajtuar nga forcat serbe, duke e rrahur vetëm e vetëm sepse ishte baba i një ushtari të UQK-s
‘’Sherif Trolli është baba i veteranit Nebih Trollit, ka pas familje të madhe, ka qenë person shumë i urtë I edukum, dhe ka qenë personi me i keqtrajtuar dhe e kanë rrah sepse e kanë ditë direkt që është baba i një ushtari të UQK-së, ka qenë edhe me pozitë në ushtri, e kanë maltretu shumë e kanë rreh, e kanë mbyt me tortura, përndryshe ka qenë një person i qetë I edukum, i menqur ka qenë, ka ditë, me të këshillu mirë, edhe ka qenë personi me I qetë, me paqësorë, në vendin tonë. Prandaj të zoti të Iiketë mëshiru, ishalla jav ban vorrin kopsht të xhehnetit, edhe trashëgimtarët din me i përkujtu sakrificën e tyre dhe me qenë krenar, për gjyshërit e vetë që i kanë pasur’’, ka përfunduar.
Në pamje shihen se si të gjithë këta burra të moshuar dhe të pafajshëm të hedhur në bunarë, pas përfundimit të luftës ishin nxjerrë me mjete si litarë, nga njërzit e fshatit Dragaçinë në gjendje shumë të rëndë, të ajtur dhe të dekompozuar.
Pastaj ata ishin varrosur nga bashkëfshatarët në mënyrë të dinjitetshme.
/TV Arbëria
Qytetari Hysni Trolli, fshati Dragaçinë, Suharekë