Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ​Osmani udhëtoi në SHBA, përfaqëson Kosovën në KS të OKB-së

​Osmani udhëtoi në SHBA, përfaqëson Kosovën në KS të OKB-së

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt SHBA-së për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila mbahet të hënën nga ora 16:00 sipas kohës sonë lokale.

Në seancën e KS të OKB-së, e para e vendit tonë pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën. Ajo po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.

/TV Arbëria

Themes by WordPress