Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ndërmjet luftës deeskaluese dhe kaosit total

Ndërmjet luftës deeskaluese dhe kaosit total

Shkruan: Afrim Kasolli

Irani dhe Izraeli tashmë e kanë kaluar “rubikonin”. Të dy vendet kanë hedhur drone dhe raketa balistike brenda territorit të njëri-tjetrit. Në fakt, për shkak të ndihmës se shteteve perëndimore te SHBA-ve, Britanisë, Francës por edhe Jordanisë, si dhe sistemit te sofistikuar mbrojtës të shtetit izrealit, me përjashtim të një droni, thujase të gjitha raktetat balisitike dhe dronet irananiane nuk e arritën cakun. Protagonistë të regjimit në Iran, megjithatë këtë aksion po e konsiderojnë fitore, sepse sipas tyre Teheranit ky sulm i ka kushtuar dikund 10 milonë dollarë, kurse Izrealit mbrojtja 1.5 miliardë dollarë.

Ndërkohë, sulmi i djeshëm i Izrealit në qytetin Isfan të Iranit, erdhi si reagim ndaj atij paraprak të këtij shteti mbi Izrealin. Mbetet e paqartë se si është ekzekutuar. Mirëpo, një gjë dihet, se në afërsi të këtij qyteti ndodhen impiantet kryesore bërthmore në zhvillim e sipër, ku punojnë deri në 3000 shkenctarë dhe po ashtu fabrikat kryesore të prodhimit ushtarak. Me këtë goditje, si duket Izreali ia ka transmetuar mesazhin Iranit se zona e tij me vitale mund të jetë cak i sulmeve të Forcave Mbrojtëse Izraelite. Çuditërisht, që nga dje nuk ka pasur ndonje reagim masiv nga ky shtet pas kësaj ngjarje.

Analistë të ndryshëm kanë shtruar pandehmen se këto goditje i ngjajnë një lufte depërshkallëzuese. Por mbetet të shihet a është kështu, apo fillimi edhe i një kaosi me të madh?

/TV Arbëria

Powered by WordPress