Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > E rrallë: Babai po i dhunonte nënën, djali e denoncon në Polici

E rrallë: Babai po i dhunonte nënën, djali e denoncon në Polici

Një person nga Banja e Istogut ka bërë një gjest të rrallë.

Ai ka denoncuar në Polici babain e tij.

Sipas djalit, i ati kishte ushtruar dhunë psikologjike në nënën e tij.

Në media është raportuar se pas intervenimit të Policisë në shtëpinë e çiftit është gjetur edhe një armë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me atë që kishte ndodhur, ndërsa arma dhe municioni janë sekuestruar.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor nën dyshimin për veprën penale “Dhunë në familje”.